SHPËRNDAJE

Pas dy vjetësh mungesë në Ligën e Kampionëve, Manchester United rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme në garën më prestigjioze për klube. “Djajtë” kënaqën në “Old Trafford”, adhuruesit e tyre pasi arritën fitore bindëse ndaj kampionit të Zvicrës, Basel me rezultat 3:0.

Skuadra e Mourihos, dukej e uritur për një paraqitje të madhe në rikthim e tyre në Ligën e Kampionëve, andaj performanca në fushë i takoi tërsisht atyre.

Belgu Fellaini zhbllokoi rezultatin brenda pjesës së parë. Kurse në fraksionin e dytë rrjeta e portierit musafir u tund edhe dy herë të tjera. Fillimisht rezultatin e dyfishoi Lukaku, ndërkohë “shuplakën”, e fundit skuadra e Taulant Xhakës, e morri nga talenti Rashford.

Manchester United pas javës së parë është lider i grupit falë golaverazhit, pasi edhe skuadra ruse CSKA Moscow pas fitorës befasuese në portugali nga Benfica, ka tre pikë në rradhitjën tabelare.

PËRGJIGJU