SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Sllovënisë pas një lojë të jashtëzakonshme përballë Letonisë, ka depërtuar në gjysmëfinale të Eurobasket 2017.

Definitivisht ishte njëra ndër ndeshjet më të mira sivjet në Eurobasket, pasi u pa ajo që kërkohet nga basketbollistët…lojë e mirë, akcione të shpejtja, bllokada dhe shumë pikë atraktive.
Sllovenët ishin dukshëm më të mirë në periudhën e parë e cila përfundoi 34:23, dhe u mendua se do ta kenë të lehtë përballjen, mirëpo në periudhën e tyre letonezët shpërthyen duke aplikuar  mbrojtje shumë agresive dhe efikasitet më të lartë andaj kjo pjesë e lojës përfundoi 17:32, dhe në pushim Letonia shkoi me +4 pikë dallim (55:51), shkruan Korneri.net.

Megjithatë, në periudhën e tretë e cila ndoshta edhe përcaktoi fitoren e Sllovenisë që nuk lejoi kundërshtarëve të shënojnë jo më shumë se 11 pikë e realizuar 25, andaj periudha e fundit ishte më tepër formalitet sepse në asnjë mënyrë nuk lejoi Letonisë që të afrohet në rezultat i cili u ngushtua vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

Më meritorët në fitoren e Sllovenisë ishin Luka Doncic me 29 pikë e 9 kërcime, Goran Dragic me 28 pikë e 8 asistime, Anthony Randolph me 18 pikë e 9 kërcime dhe Klemen Prepelic me 17 pikë të shënuara, ndërsa te Letonia u dalluan Kristaps Porzingis me 29 pikë dhe Davis Bertans me 17 pikë.

Në gjysmëfinale Sllovenia do të ketë punë shumë të vështirë pasi takohet me Spanjën. /Korneri.net

PËRGJIGJU