SHPËRNDAJE

Celtic pësoi debakël 0:5 në shtëpi nga Paris SG në kuadër të grupit B të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ishte treshja ndoshta më e fortë aktualisht në botë, Cavani-Neymar-Mbappe që kryen punë në këtë ndeshje pasi uruguaijani shënoi dy herë dhe dy golat e tjerë i realizuan futbollistët më të shtrenjtë në histori të futbollit, me një autogol tjetër, shkruan Korneri.net/

Pesë minuta para fundit pranë rezultatin 0:3, nj tifoz i Celtic hyri në fushën e blertë dhe shkoj direkt te Mbappe.
Ai iu vërsul sulmuesit të ri francez, por e huqi grushtin pas së cilës vetëm pak sekonda më vonë personat e sigurisë e larguan nga fusha, dhe me shumë gjasë për këtë tifoz stadiumi Celtic Park do të mbetet vetëm në mendime sepse më nuk do të shkel këmba e tij kurrë. /Korneri.net

PËRGJIGJU