SHPËRNDAJE

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho dyshon se mesfushori francez Paul Pogba do të mungojë për disa javë pas dëmtimit që pësoi mbrëmë kundër Baselit.

Pogba u detyrua të dalë nga loja në pjesën e parë në fitoren e lehtë të Manchester United kundër Basel me rezultatin 3-0.

“Nuk e di, duket si një dëmtim i rëndë. E di nga përvoja se është lëndim muskulor. Mendoj se lëndimet muskulore nuk të lejojnë të luash për disa javë”, ka thënë portugezi.

PËRGJIGJU