SHPËRNDAJE

Juventusi nuk po preokupohet vetëm për humbjen nga Barcelona, por edhe më lëndimin e Mattia De Sciglio.

Repreznetuesi italian për të satën herë në dy vitet e fundit ka pësuar lëndim, dhe në Camp Nou përballë Barcelonës edhe njëherë tjetër u desht të largohej nga loja shkaku i lëndimit të kyçit të këmbës së djathtë, shkruan Korneri.net.

De Sciglio në momentin e parë u mendua se mund ta vazhdoj lojën pasi mori ndihmën e mjekëve të klubit, por me tu kthyer sërish në fushë ain rrëzohet në tokë dhe kërkoj zëvendësimin.
Gjatë ditës së sotme ai do t’i nënshktrohet ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar natyrën e lëndimit, por raportet e para nuk janë shumë positive. Lojtari doli nga Camp Nou me paterica. /Korneri.net

PËRGJIGJU