SHPËRNDAJE

31 gusht, dita e fundit e afatit kalimtar veror. “ Who is Zappacosta?”, pyesnin tifozët “naiv” të Chelsea se kush është përforcimi i radhës.

Repreznetuesi italian (ish anëtari i Torinos), që në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve e dëshmoi vetën si mbrojtës shumë cilësor i krahut të djathtë, por edhe golashënues, shkruan Korneri.net.

Zappacosta realizoi një gol me fat, por gjthsesi gol spektakolar që nuk shihet shpesh nëpër fushat e futbollit. Pas një depërtimi individual nga porta e tij e deri te ajo kundërshtare coast-to-coast, italiani kalli stadiumin Stamford Bridge.
Por, kjo nuk ishte krejt nga Zappacosta sepse ai bëhet italiani i 100. që shënoi gol në Champions League. /Korneri.net

PËRGJIGJU