SHPËRNDAJE

Mercedes dëshiron të vazhdojë projektin edhe për sezonin tjetër me pilotin finlandez, Valteri Bottas. Paraqitjet e nordikut kanë qenë mbresëlënëse këtë sezon dhe skuadra me qëndër në Milton Keynes nuk ka asnjë dyshim që Bottas është njeriu i duhur për të çuar përara projektin e nisur. Skuadra gjermane bën me dije se ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës edhe në sezonin 2018. Në sezonin e tij të parë me Mercedes, finlandezi ka grumbulluar 197 pikë dhe dy fitore deri në këtë pikë të sezonit, ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm renditet në vendin e tretë pas Sebastian Vettel.

“Jam i nderuar dhe krenar që do të vazhdoj të drejtoj makinën Mercedes edhe në vitin 2018. Bashkë do të punojmë për t’u rritur çdo ditë. Që në momentin që u bëra pjesë e kësaj skuadre ndjeva mbështetjen e stafit nga i cili arrita të mësoja shumë. Kam përjetuar momente të bukura që nuk do t’i harroj. Marrëdhënia me Hamilton ka qenë shumë pozitive sepse ndaj njëri-tjetrit kemi respekt reciprok dhe vullnet për të ecur përpara. Kur suadra më kontaktoi dhe më dha besim isha i lumtur por tani mendoj se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe për t’u përmirësuar. Unë do të unoj shumë brenda dhe jashtë pistës për të shpërblyer besimin e Mercedes“, thekson Bottas. Rinovimi i finlandezit pason atë të Raikkonen dhe Vettel te Ferrari. Në këtë mënyrë, dueli mes tyre do të vazhdojë edhe gjatë sezonit të ardhshëm nëse Ferrari dhe Mercedes do të qëndrojnë në këto nivele.

Supersport.al

PËRGJIGJU