SHPËRNDAJE

Piloti holandez Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Malajzisë në shtëgun Sepang, derisa kampioni aktual Lewis Hamilton përfundoi i dyti, duke e rritur edhe më shumë epërsinë e pikëve në renditjen e përgjithshme.
Verstappen deri te fitorja e dytë në karrierë erdhi pasi në xhiron e katërt e tejkaloi Hamiltonin dhe më pas e mbajti pozicionin e parë deri në fund, ndërsa festën e Red Bull e përmbushi australiani Daniel Ricciardo me pozitën e tretë.

Garën në Sepang e karakterizuan edhe prezantimet katastrofale të Ferrarit. Finlandezi Kimi Raikkonen pasi e siguroi pozitën e dytë startuese nuk u nis fare pasi iu prish bolidi gjatë nxemjes, derisa gjermani Sebastian Vettel e ndëroi motorin dhe startoj nga pozita e fundit. Mirëpo, me vozitje të fortë dhe trimërore erdhi deri te pozita e katërt, por ai u godit nga Lance Stroll dhe për tu kthyer në bokse, gjermanit iu desh të merrte bolidin e Pascal Wehrlein.

Epërsia e Hamilton ndaj Vettel tashmë është 34 pikë (281/247), ndërsa në pozitën e tretë është Valteri Bottas me 222 pikë.
Në renditjen e përgjithshme të konstruktorëve prinë bindshëm Mercedes me 502 pikë, i ndjekur nga Ferrari me 385 pikë dhe Red Bull me 270.

Gara e ardhshme zhvillohet nga 6 deri me 8 tetor për Çmimin e Madh të Japonisë. /Korneri.net

PËRGJIGJU