SHPËRNDAJE

Sigal Prishtina apo më saktë problemet e mëdha financiare që po kalojnë klubet kosovare në basketboll e ka bërë apsolutisht të parëndësishëm kampionatin tonë pasi ai është i fituar nga kryeqytetasit ende pa startuar si duhet.

Mund të paramendojmë kur klubi i dytë i rëndësishëm është pikërisht Bashkimi i Prezrenit që humbi thellë në Prishtinë me rezultat 89:54, dhe tash çfarë të thuhet dhe shkruhet më shumë.
Rivalitet në basketbollin kosovar sivjet nuk ka . Të gjitha do të garojnë disi, por në fund do të fitoj vetëm Sigal Prishtina, shkruan Korneri.net

Kaltër e bardhët ishin nga fillimi e deri në fund kundërshtar shumë i fortë për Bashkimin që vetëm në periudhën e parë shënoi jo më shumë se 9 pikë, dhe këtu u kuptua forca e rivalëve në parket.
Andrew Lawrence ishte më efikasi te Prishtina me 25 pikë, ndërsa pas tij qëndroi Dardan Berisha me 20 pikë.
Te Bashkimi u dalluan Ljubo Shamadan me 12 pikë, kurse Mikaile Tmusic dhe Aleksandar Gruev i shtuan nga 11. /Korneri.net

PËRGJIGJU