SHPËRNDAJE

Sigal Prishtina ka fituar “derbin”, ndaj Pejës në “Karagaçi”, me rezultat të lartë 64:84.

Skuadra më e trofeshme kosovare nuk pati aspak punë me Pejën, e cila po kalon në probleme serioze financiare, andaj fitorja e skuadrës së Kandemir, ishte pothuajse e sigurt ende pa filluar.

Parashikimet se Prishtina do të regjistroi fitore pa problem ndaj rivalit të përhershëm, dolën qysh nga fillimi i takimit ku “Bardhekaltërit”, në vazhdimësi shkuan duke e rritur epërsinë ndaj vendasëve që në fund të pjesës së parë shkoi me + 14 pikë, 27:41.

Loja e mirë e Prishtinës, vazhdoi edhe në fraksionin e dytë të ndeshjës që përkundër mungesës në parket të Dardan Berishës, arriti në periudha të caktuara të ndeshjës të shkoi në +23 pikë.

Maxime Esho ishte më i miri në parket me 22 pikë e 10 kërcime, kurse reprezentuesi britanik Andrew Lawrence regjistroi 21 pikë e 11 asistime, ndërkohë nga lojtarët vendor u veçua i riu Janjeva i cili kontriboi me 10 sosh.

Te Peja, Arti Hajdari regjistroi pikë dyshifrore 17, ashtu sikurse Beq Kovaqi me 14 sosh, si dhe fundori Leonard Mekaj që ndeshjen e mbylli me 13 pikë.

PËRGJIGJU