SHPËRNDAJE

Basketbolli kosovar është në krizën më të madhe në historinë e saj të pasluftës 1999/2017.
Asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të vështirë finaciare e mos të flasim më cilësi, sepse skuadrat tona (largo këtu Sigal Prishtinën), kanë mbetur në mëshirën e askujt edhe pse ndoshta në gjendje pak më të mirë janë edhe Bashkimi dhe Ylli.

Megjithatë, kur është fjala për Trepçën, këtu çdo fjalë është e tepërt apo të vajtohet se në çfarë gjendje ka rënë klubi i madh mitrovicas.
Asnjëherë me parë nuk e kemi parë të luaj në elitën tonë me lojtarë junior, pa përvoj të madhe dhe pa kurrfarë ambicjesh.
Trepça humbi edhe ndeshjen e dytë nga Kerasan Prishtina me rezultat 83:76, edhe pse në një moment epërsia e prishtinasve ishte edhe më e lartë se 23 pikë.

Rinor Ahmeti me 17 pikë, Alban Latifaj me 16 dhe Arbnor Haliti me 14 pikë të shënuara ishin më meritorët në këtë triumf, kurse te Trepça u dalluan Burim Zekiqi, Valdrin Haxhiu dhe Xhem Haxhiu që shënuan nga 17 pikë secili.
Kështu siç po shkon Trepça, siç janë rivalët tjerë, mund të thuhet edhe pse shumë vështirë të shkruhet…mund të largohet nga elita e basketbollit kosovar. /Korneri.net

PËRGJIGJU