SHPËRNDAJE

Një shkrim shumë interesant në facebook e ka shkruan një ish anëtar i KB Trepça që tash e quan vetëm si një tifoz, por tifoz që e ka zemrën plt mllef, dëshprim dhe vuajtje për klubin e tij që e do shumë, por që duket i mjerë në duart e kujt ka mbetur.
Ai është Bujar Ferizi, i cili ka shkruar për gjendjen momentale të KB Trepça, për borxhet dhe dënimet që i ka, andaj ia vlen të lexohet deri në fund.

Drejtuar kryesise së KB Trepçes :
“Shumë kush mund të mendoj që KB Trepça është klub historik, por e kane gabim! Të vetmen gjë historike e kanë kryesin qe 20 vjet.Trepça këto 10 vitet e fundit shquhet për nxjerrjen “Jo te Basketbollistave” por asambleistave dhe kandidatëve per kryetar komune, promovimin e politikanëve të ri, ku qëllimi i tyre është dëshmuar, promovimi i tyre politik, mbi djersen e lojtarëve dhe mbi dashurin qe mitrovicasit kane ndaj klubit. Kjo kryesi lojtarët i kanë bërë si kuti votimi, ku ne emër te tyre u premtohet ndihmes nepër fushata pikërisht pinjollëve qe vetë i kanë promovuar.

Krejt në rregull do të ishte sikur interesi të jetë klubi apo lojtaret, por qëllimi nuk është klubi e as lojtarët, qëllimet janë krejtësisht personale per arsyje te ndonje vendi të punes apo edhe per ndonje favor tjeter. Doren në zemer, politika shume herë ju ka ndihmuar, por “me” apo “pa dashje” i keni përvetësuar ashtu sikurse mundoheni qe ta përvetësoni suksesin Historik të vitit 2012, sukses i cili është i Lojtarëve, tifozëve, qytetarëve të Mitrovices dhe disa njerëzve qe ju kanë ndihmuar, e më së paku është merit e juaj. Tani në pragë të zgjedhjeve kane filluar te shfaqen Babadimrat kinse me shpëtu klubin, vetëm e vetëm ju te ja zgjasni mandatin vetes.Fatkeqësisht tani edhe partitë e kanë kuptuar qe ju nuk mund të flisni ne emer të një klubi të madh siç është Trepça.

Duke i parë krejt këto dorheqja juaj më nuk vlen, sepse që moti keni hequr dorë nga klubi dhe lojtaret, te cilet cdo 4 vite e presin Babadimrin qe ju e premtoni. Nuk vlejnë deklaratat e ndryshme, qe hajde kush don merrne klubin, se na nuk jemi! Po borxhet, po denimet të cilat i ka klubi, do t’i merrni me vete apo do t’ja faturoni atyre që deshironi t’ja leni kambet e Arushes në dorë?” . #Dorheqjepara22Tetorit#.Me respekt, Bujar Ferizi (Tifoz i KB Trepçes)

/Korneri.net

PËRGJIGJU