SHPËRNDAJE

Clarence Seedorf është i bindur se Milan i ri ka nevojë vetëm për kohë që mentaliteti fitues të rikthehet. Kuqezinjtë u morën nga një konsorcium kinez më parë këtë vit, të udhëhequr nga Yonghong Li, dhe ata shpenzuan shumë gjatë verës.

Megjithatë, skuadra e Vincenzo Montella ka zhgënjyer me kundërshtarët direkt dhe të dielën përballet me rivalët e qytetit.

“Ju nuk mund të fitoni gjithmonë, por ju mund të jeni një ekip fitues. Edhe kur humbet mund të jesh, pasi kjo tregon sesi luani dhe sa konkurrues jeni. Nuk mund të jeni të lodhur nga vështirësitë, por duhet t’ju japin më shumë guxim. Kjo është ajo që dua të them kur them se Milan po fiton”, deklaroi Seedorf për Milan TV.

“Silvio Berlusconi? Ndryshimi vjen për të gjithë herët a vonë, dhe të gjitha ciklet mbarojnë përfundimisht, epoka e Berlusconi ishte e mbushur me gëzim dhe trofe që do të mbeten përgjithmonë në historinë e futbollit, 30 vjet nuk është një kohë e shkurtër”, tha holandezi.

“Kur u ktheva si trajner, Milan po kalonte një periudhë të turbullt, kështu që ndryshimi ishte pothuajse i pashmangshëm. Tani ka ndodhur, dhe mendoj se pronarët dhe drejtorët e rinj kanë ide të qarta”, shtoi mesfushori.

“Ata kanë ndërtuar një ekip, tani duhet të punojnë me përkushtim dhe forcë për ta kthyer Milan konkurrues në nivelet më të larta në Itali dhe Evropë. Këto gjëra kërkojnë kohë, edhe pse në futbollin modern ka gjithmonë më pak. ADN-ja e Milan nuk mund të zhduket brenda natës, dhe shpresojmë se tifozët mund të përjetojnë disa emocione përsëri”, theksoi Seedorf.

PËRGJIGJU