SHPËRNDAJE

Ish-mesfushori i Barcelonës, Fabio Rochemback, është arrestuar në Brazil gjatë një operacioni të policisë në një ring gjelash. Rochemback është arrestuar, pasi merrej me luftë të gjelave, sport ky i ndaluar në Brazil.

Mediat në Brazil shkruajnë se 89 gjela dhe 75 mijë euro janë konfiskuar gjatë bastisjes mëngjesin e sotëm.

Rochemback ka luajtur në Barcelonë nga viti 2001 deri në vitin 2005.

PËRGJIGJU