SHPËRNDAJE

Xhiro pas xhiroje Vala Superliga po bëhet më interesante ndoshta edhe më shumë se që është parashikuar, pas lufta ka filluar të jetë e ashpër si për kreun e, poashtu edhe për ti ikur fundit të tabelës, shkruan “Korneri.net”.

Xhiroja e dhjetë, do të sjellë përballje tepër interesante, ku fokusi i të gjithëve padyshim do të jetë ndeshja që do të zhvillohet në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Prishtinës, ku adhurusëve të futbollit ju kojtohet mjaftë mirë se mitrovicasit kishin triumfuar në dy ndeshjet e sezonit të kaluar ndaj kryeqytetasëve, kështu që edhe në këtë ndeshje skuadra e drejtuar nga Sabit Osmani është favorite e lehtë për të shkëputur pikët e plota.

Ballafaqim që mund të mbyllet në barazim mund të jetë ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit, dy skuadra që me shumë gjasa do të zhvillojnë ndeshje të kujdesshme, pasi dukët e vështirë që si njëra poashtu edhe tjetra të shkëpusin pikët e plota nga kjo përballje.

Ndeshja tjetër që pritet të jetë tepër interesante do të jetë ajo që do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti” ndërmjet liderit Llapit dhe Flamurtarit dhe në këtë takim padyshim se favorite e madhe është skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai që do të zhvillohet në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Dritës, ku në bazë të formës së treguar në shtëpi nga skuadra e Ismet Munishit, Drita nuk do ta ketë aspak të lehtë edhe pse duhet pranuar që ka ekip më kualitativ se skuadra gjakovare.

Ja qiftet komplete të xhiros së dhjetë në Vala Superligë:

Trepça ’89-Prishtina
Vëllaznimi-Drita
Gjilani-Drenica
Besa-Vllaznia
Llapi-Flamurtari
Feronikeli-Liria

/Korneri.net.

PËRGJIGJU