SHPËRNDAJE

Para pak ditësh Kaka kishte thënë se futbolli më nuk është se po i pëlqen edhe aq shumë.

Kështu kishte deklaruar sepse e përcollën mjaftë lëndime dhe kishte probleme fizike, mirëpo në konferencën e fundit për shtyp ish anëtari i Milanos dhe Real Madridit, ka konfirmuar lajmin se nuk do ta vazhdoj kontratën me Orlando City, përcjell Korneri.net.

Pas fjalëve të tij të para u krijua përshtypja se braziliani i famshëm do të përfundoj shumë shpejt karrierrën, mirëpo jo për momentin ngase e ka ndërmend që të gjejë ndonjë skuadër tjetër dhe stimulim të ri. Nuk e di sa do të luaj, mirëpo dua të bëhem si Zidane, të nis zehen e trajnerit. Kuptohet, të nisi nga klubet e vogla, e më pas të kamë sukses edhe trajner pse jo”, tha Kaka. /Korneri.net

PËRGJIGJU