SHPËRNDAJE

Mesut Ozil nuk e ka vazhduar ende kontratën me Arsenalin.

Situate e tij në klubin londinez është dhe mbetet e paqartë, andaj nëse nuk do të ketë marrëveeshje së paku deri në dhjetor, me shumë gjasa mesfushori i përfaqësueses gjermane do të largohet nga Londra, shkruan Korneri.net.

Megjithatë, agjenti i tij Erkut Sogut për të përditshmen turke Fanatik, ka thënë se klienti i tij dëshiron që së paku të luaj në Premier League edhe dy apo tri vite. Sipas tij bisedimet me Arsenalin janë positive, edhe pse ende asgjë konkrete, por optimizmi është i madh.
Në rast se kjo nuk ndodh, Inter është gati të bëjë goditjen e madhe në janar. /Korneri.net

PËRGJIGJU