SHPËRNDAJE

Do të jetë një tension i lartë ndeshja Roma-Napoli, jo vetëm në fushën e blertë.

Një nga ndeshjet e mëdha evropiane për këtë javë, është parë si rrezik të madh të prishjes së rendit publik të shtunën mbrëma në kryeqytetin italian, shkruan Korneri.net.

Ndeshja e cila ka rëndësinë shumë të madhe në disa aspekte, pritet të ketë shkikueshmëri të madhe në Olimpico, por i cili do të jetë krejtësisht i blinduar nga policia. Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë konsideruar prej kohësh që ndeshja mund të ketë rrezik të madh dhe tensine në mes tifozerive pasi napolitanët kanë paralajmëruar invasion në Romë, pasi thuhet se do të udhëtojnë rreth 5.000.
Ishte parashikuar që kjo ndeshje të kuhet të shtunën nga ora 18.00, ose në ora 15.00, dhe në fund është zyrtarizuar që të luhet nga ora 20.45 shkaku i popullaritetit që e gëzon në tërë botën, por siguria për këtë ndeshje do të jetë më e madhja ndonëherë. /Korneri.net

PËRGJIGJU