SHPËRNDAJE

Edhe tri ditë kanë mbetur deri te fillimi i derbit më të madh lokal në botë, Inter-Milan.

Kuptohet, çdo ditë e më shumë ngritet adrenalina për ndeshjen që duhet fituar, bisedimet, shkrimet nëpër media, si dhe intervistat apo deklaratat e shumë ish-akterëve të këtij derbi të madh botëror jo vetëm italian, shkruan Korneri.net.

Në faqen e parë të gazetës sportive italiane CorSport, është titulli i madh që paralajmëron derbin “Madoninna”, por sipas tyre me Interin favorit për fitore.
Duke e ditur që neroaxurët luajnë së bashku një kohë më të gjatë ndaj Milanos që nuk po arrin ende të adaptohet me system të ri 3-5-2, apo edhe që lojtarët nuk po e njohin mirë njëri tjetrin.

Ky derbi mund të ndryshojë shumë gjëra në kampionat për të dyja skuadrat. Inter nëse fiton definitivisht tregon seriozitetin që sivjet e synon titullin e kampionit, kurse Milan në rast të humbjes do të përforconte bindjet e të gjitëve që edhe pozita e katërt do të jetë vetëm një ëndërr pavarësisht se ka shumë për tu luajtur deri në fund.
Por, nëse ndodh e kundërta atëherë Milan do të fitonte derbin e parë sezonal dhe të ngritej entizuazmi tek lojtarët dhe lëkura e Montellas do të shpëtonte nga shkarkimi, derisa Spalletti do të ishte shënjestra e mediave dhe vet zyrtarëve të klubit pasi në dy ndeshjet e fundit Inter fitoi pa lojë të mirë.

Ky është derbi që e shikon tërë bota, dhe e diela është e rezervuar për Inter-Milan, etehet që sjell kjo përballje, si dhe spektaklin e pashmangshëm ashtu siç ishin dy ndeshjet e edicionit të kaluar që përfunduan 2:2, me golat e barazimit që u shënuan në minutat 91 dhe 96. /Korneri.net

PËRGJIGJU