SHPËRNDAJE

Bosi i mafies në Itali i njohur me emrin, Emanuele Niola është arrestuar … pasi ka tentuar që të blejë një biletë për ndeshjen ndaj Interit. 33-vjeçari ka qenë në arrati pasi është dënuar nga Gjykata e Napolit për 6 vite për trafik droge.

Niola u mbajt në burg në vitin 2013 si pjesë e organizatës së njohur “Camorra”. Përpjekja e tij për të ndjekur nga afër ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës në duelin e 21 tetorit ndaj Interit ka rezultuar fatale.

Ai telefonoi në zyrën e biletave të Napolit dhe ngjalli dyshime për shkak se dha vetëm emrin e tij “Emanuele”, duke refuzuar që të japë mbiemrin. Policia ka përgjuar telefonatën e bërë prej tij, dhe më pas e ka arrestuar në një lavazh, teksa ishte brenda makinës së tij, tip Fiat Punto.

“Dua një jetë të re, jashtë rrugës së drogës” mësohet se i ka thënë ai policisë gjatë momentit të arrestimit.

PËRGJIGJU