SHPËRNDAJE

Kur lojtari nuk dëshiron të luaj më, gjasat që ta mbajë dikush më çdo kusht janë minimale.

Dy anëtarët e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, me shumë gjasë do të largohen nga Emirates, që në afatin kalimtar dimëror pasi të dyve u skadon kontrata në qershor të vitit 2018, dhe vullneti i tyre ta vazhdojnë kontratën është zero, shkruan Korneri.net.

Në konferencën e fundit për shtyp, vet trajneri i Arsenalit Arsene Wenger, e ka përmendur faktin se të dy lojtarët dëshirojnë të largohen dhe shumë vështirë është që t’i bind ata të qëndrojnë edhe për disa vite të tjera.
“Në këtë kohë dhe në situatën tonë ne duhet të vendosim çdo zgjidhje “, ka thënë Wenger që më në fund dorëzohet. Sanchez është afër Man.City, kurse Ozil kërkohet nga Inter dhe Man.United./Korneri.net

PËRGJIGJU