SHPËRNDAJE

Ish sulmuesi i Milan dhe Chelsea, George është favoriti për t’u shpallur presidenti i ri i Liberisë. Ish futbollisti më i njohur i planetit do të njihet me rezultatin zyrtar në orët e vona të mbëmjes.

Ai garon për partinë Kongresi për Ndryshim Demokratik dhe i duhen 50% të votave që të fitojë garën. Weah, 51 vjeç deri më tani ka marrë detyrën e senatorit.

“Ne jemi një dhe së bashku duhet që të arrijmë suksesin që të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e lavdishme të shtetit tonë”.

Ky ishte mesazhi që ai i dha popullit liberian përpara se ata t’i drejtoheshin kutive të votimit.

PËRGJIGJU