SHPËRNDAJE

Komisioni disiplinorë i FFK-së, ka inicuar procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të KF Vëllaznimi, Ismet Munishi, (motivi- shkaku i fyerjes dhe sharjeve të rënda në drejtim të referëve e në veçanti të referit kryesor M.Bejtullahu si dhe ndaj organeve të FFK-së në min 90+ ku edhe largohet nga bankina por i njëjti edhe pse ishte i larguar nga bankina pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushe dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje me fjalët më banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon deklaratë nga kryetrajneri I.Munishi në lidhje me largimin dhe sjelljet jo sportive dhe atë duhet ta deponojë në FFK deri ditën e premte në orën 12.00 sipas Rregullores Disiplinore, nenit 97.

PËRGJIGJU