SHPËRNDAJE

Argjentina ndodhej në një situatë të rëndë, para ndeshjes së raundit të fundit të ciklit kualifikues latinoamerikan të Kupës së Botës Rusi 2018, kështu që asaj i duhet që të fitonte patjetër me Ekuadorin në fushën e këtij të fundit që të mund të sigurojë kualifikimin për në Botëror. Për shumëkënd, do të jetë një katastrofë e vërtetë, nëse Lionel Messi dhe “gauçosët” e tij nuk do të mund të bëhen pjesë të spektaklit të madh futbollistik, më 2018 dhe opinionin e tij lidhur me këtë e shpreh ish-futbollisti i madh i Argjentinës Mario Kempes.

“Nëse Messi, bashkë me ekipin tonë, nuk do të shkojnte dot në Botëror, të kënaqur do të jenë vetëm tifozët e Maradonës që ata të mundë të thonë se ai ka qenë futbollisti më i mirë”, thotë Kempesi që, në përbërje të ekipit argjentinas u bë kampion botë, më 1978. Mario, gjithashtu, nuk pajtohet me mendimin e përhapur se trajneri Sampaoli po përballet më një problem psikologjik. “Nëse më thoni se futbollistët e rinj që nuk kanë përvojë dhe dalin në fushë për herë të parë para tribunave të mbushura plot, nuk besoj se ata kanë ndonjë problem psikologjik, por, thjesht, ata kanë pak frikë. Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem psikologjik”, tha Kempesi.

PËRGJIGJU