SHPËRNDAJE

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, do të startoj edicioni 2017-2018 në NBA me dy superndeshje.Fillon gjithçka me përballjen mes dy skuadrave më të forta në Konferencën e Lindjes. Në “Quicken Loans Arena” të Ohios, Cleveland Cavaliers pret Boston Celtics. Kyrie Irving do të rikthehet aty ku u bë i famshëm për të sfiduar për herë të parë si kundërshtar ish skuadrën e tij. Te Cleveland është një tjetër yll që deri përpara disa muajsh mbronte ngjyrat e Boston Celtics, Isaiah Thomas, që tashmë do të formojë një treshe fantastike me Lebron James dhe Kevin Love.

2 orë e 30 minuta më pas në 04.30 do të jetë rradha e kampionëve në fuqi dhe favoritëve të mëdhenj për të fituar për herë të tretë titullin në katër vitet e fundit. Në Oakland “Oracle Arena”, Golden State Warriors luan ndaj Houston Rockets, një prej skuadrave që pritet t’ia vështirosojnë punën skuadrës së Steve Kerr në Konferencën e Perëndimit. Jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në vazhdimësinë e sezonit Houston shikohet si ekip që mund të bëjë gjëra të mëdha duke u bazuar te loja e yjeve si James Harden, Chris Paul dhe Eric Gordon.

Megjithatë edhe në këtë sezon Warriors janë favoritët absolut për të fituar sërish titullin. Të kesh në skuadër lojtarë si Kevin Durant, Stephen Curry, Klay Thompson e Draymond Green, gjithcka bëhet shumë e vështirë për rivalët. Një vëmendje e veçantë në këtë edicion i duhet kushtuar edhe Oklahoma City Thunder. Transferimet e Paul George dhe Carmelo Anthony, e kanë bërë një skuadër më të fortë Oklahomën që ka në gjirin e saj edhe një nga basketbollistët më të mirë për momentin dhe ai është padiskutim Rusell Westbrook. Nuk duhet harruar San Antonio Spurs që ka me vete eksperiencën, por për titullin do të luftojnë edhe Cleveland e Boston Celtics. Për Los Angeles Lakers skuadrën e dytë më të titulluar, parashikohet një tjetër sezon i vështirë me shumë apo më saktë stinor me zero ambicje të mëdha.

PËRGJIGJU