SHPËRNDAJE

Sigal Prishtina e ka nisur me fitore kampanjën e saj në FIBA Eurocup. “Bardhekaltërit”, madje shënuan fitore dramatike midis Belgjikës ndaj Belfius Mons-Hainaut, fal 2 pikëve të Lis Shoshit në sekondën e fundit të ndeshjës.

Kampioni i Kosovës e nisi për mrekulli takimin me shënime të njëpasnjëshme të Hajrizit e Veselit, që në pjesën e parë ishin të pandalshëm nga basketbollistët e Belfius Mons-Hainaut, që në pushim shkuan me -12 pikë nga skuadra e Kandemir 29-41.

Çereku i tretë ishe katastrofik për Prishtinën që lejoi të shkrihet epërsia në vetëm +2 pikë, pasi belgët këtë çerek e mbyllën me rezultat 25-15.

Edhe 10 minutat e fundit ishin të barabarta ku fituesi ishte enigmë deri në sekondën e fundit, kur Lis Shoshi pasi pranoi një asistim nga Berisha shënoi në sekondën e fundit për ti dhënë fitorën Sigal Prishtinës.

Te Prishtina më efikasët ishin Lis Shoshi e Drilon Hjarizi me nga 14 pikë, kurse pikë dyshifrore realizuan edhe Veseli 13 pikë e Dardan Berisha 11 sosh.

Ndërkohë te Belfius Mons-Hainaut u dalluan Reddic me 18 pikë e amerikanët Jones e Green me 15 respektivisht 10 pikë.

PËRGJIGJU