SHPËRNDAJE

Nuk e ka thënë ratësisht, një gol tri pikë.

Ok, fitorja në fund është më e vlefshme se loja, por definitivisht Jose Mourinho po i bënë adhuruesit e futbollit të largohen nga tv, dhe të shikojnë filma sa herë që skuadra e tij luan.

Manchester United shënoi fitore në udhëtim te Benfica në kuadër të xhiros së tretë 0:1, me një gol apo gafë të portierit serb Mile Svilar, që ia mundësoi trajnerit më me fat në botë triumfin aspak të merituar në një ndeshje e koncetruar në mbrojtje, shkruan Korneri.net.

Këtë gol mund ta shihni në video më poshtë, por kështu si po luan Man.United e sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Liverpool, do t’i humbë edhe tifozët e vet të flaktë sepse një klubi si Man.United nuk i ka hije të luaj mërzitshëm. /Korneri.net

 

PËRGJIGJU