SHPËRNDAJE

Kush mendoni se e fiton këtë vit Ligën e Kampioneve? Bayerni? Reali? Barcelona? Manchester City? Të gjithë këta janë kandidatë shumë të fortë për suksesin përfundimtar, por një rival shumë cilësor për ta do të ishte padyshim edhe formacioni i lojtarëve të cilët klube të ndryshme lanë këtë mesjavë në stol në ndeshjet e turneut më të famshëm në Europë.

Janë emra mjaft cilësorë, të cilët për një arsye apo një tjetër kanë përfunduar në stol në skuadrat përkatëse, por shumë mirë mund të ishin titullarë në disa ekipe të tjera. Duke filluar nga legjenda Iker Casillas që u la në stol nga Porto në turneun ku ka vendosur shumë rekorde, për të vazhduar me emra të cilët kanë lënë shenjë në këtë kompeticion.

Imagjinoni pak një skuadër me këtë rreshtim ndërsa luante përballë superfuqive të kontinentit: Casillas; Semedo, Barzagli, Teo; Arturo Vidal, James Rodriguez, Rakitic, Asensio; Aguero, Douglas Costa, Di María.

Nuk mjafton? Kemi edhe zëvendësuesit e tyre, emra si Bernardo Silva, Gyndogan, Matuidi, Bernardeschi Draxler, Pedro, Rudiger apo De Rossi, sa për të përmendur disa.

PËRGJIGJU