SHPËRNDAJE

I vetmi trajner që e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe ka luajtur në katër finale.
Ishte kampion me katër klube nga 5-top kampionatet më të fuqishme evropiane, kurse para një jave u shkarkua për herë të parë pas 22 vjet përvoje.

Fjala është për të madhin dhe për njërin ndër trajnerët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, Carlo Ancelotti, i cili është në bisedime me përfaqësuesen e Kroacisë.
Këtë lajm ekskluziv e ka dhënë prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës HNS, po i ofron punë italianit vetëm për kampionatin botëror Rusis 2018, normalisht nëse Kroacia e kalon Greqinë në barazh dhe kualifikohet atje, përcjell Korneri.net.

Zlatko Delic e ka marr detyrën e trajnerit pas shkarkimit të Ante Cacic, dhe me sukses e përfundoi fazën e grupeve me fitoren ndaj Ukrainës 0:2, me ç’rast edhe e siguroi barazhin.
Por, siç shkruan “Gazzetta.it”, Kroacisë i duhet një trajner i madh një dorë e Ancelottit i cili mund të sjell sukses të madh me lojrët të jashtëzakonshëm që ka ky shtet.

I njëjti burim ka raportuar se HNS dhe Ancelotti tashmë kanë pasur kontakte dhe nuk është biseduar shumë për kushtet financiare, pasi italiani do të merrej vesh shumë lehtë vetëm ta drejtoj këtë përfaqësuese në botëror.
Nuk dihet se sa ka kërkuar Ancelotti që yhuhet se ka bërë një lirim të madh, por mos të harrojmë se te Real Madridi ai fitonte nga 7,5 milionë euro. /Korneri.net

PËRGJIGJU