SHPËRNDAJE

Thomas Strakosha është një nga portierët e momentit. Jo vetëm pritja e penalltisë ndaj Dibalës, por edhe paraqitja e tij gjatë gjithë ndeshjes, apo edhe në ndeshjet e tjera me Lacion e kanë bërë atë që të lakohet si një nga gardianët që po shkëlqen në Serinë A.

Së fundmi, në mediat italiane është publikuar një tjetër tabelë statistikore, e cila e nxjerr portierin e Kombëtares si gardianin më efektiv në Serinë A. Në bazë të statistikave për pritjet që bën çdo portier në raport me goditjet që merr në kuadrat skuadra e tij, Thomas Strakosha është në krye të listës, duke “u lënë targën” të gjithë portierëve të tjerë, transmeton “L.A”.

RENDITJA

Thomas Strakosha ka edhe një të dhënë statistikore që e rendit mes më të mirëve në rolin e tij sa i përket Serisë A. Në fakt, portieri shqiptar ndal një në çdo tri goditje në drejtim të portës, me një mesatare gati prej 33%. Pas tij vjen Puxhoni i Sampdorias me një goditje të ndaluar në çdo 3.3 goditje në drejtim të kuadratit. Me një mesatare prej 1 në 3.5 mbyll podiumin Perin i Xhenoas.

Këto rezultate në dukje të vogla janë një tjetër sinjal për ecurinë e numri 1 të Lacios mes “zanatçinjve” të shtyllave në Itali. Gardiani tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha, ka arritur të lërë pas tij në renditje portierin e Milanit, Donaruma dhe atë të Juventusit, Xhanluixhi Bufon./Korneri.net.

PËRGJIGJU