SHPËRNDAJE

Superlojtar, por nuk ka vend në një skuadër yjesh te Paris SG.

Argjentinasi Javier Pastore po flitet shumë e sidomos në Francë, se gjatë afatit dimëror do të rikthehet në Serie A, pasi kërkon minutazh më të madhe para fillimit të botëririt në Rusi, kur tash përfaqësuesja e tij Argjentina e siguroi vendin atje, shkruan Korneri.net.

Kontrata e tij i skadon në vitin 2019, por është shumë i interesuar që të largohet nga nënkampioni francez, ndërsa në Itali tashmë kanë nis ofanzivën Milan dhe Inter, që janë gati të ofrojnë para të mira për lojtarin edhe në pagë, jo vetëm për kartonin e tij.
Pastore do të ishte shumë i lumtur pavarësisht se në cilin prej këtyre skuadrave do të luante. /Korneri.net

PËRGJIGJU