SHPËRNDAJE

Është konfirmuar lëndimi i Lorenzo Insigne.

Reprezentuesi italian pësoi lëndim gjatë ndeshjes të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City në Etihad stadium, he u desht të largohej nga loja.
U mendua njëherë që ka probleme me kusmulin e këmbës, por mjekët sot konstatuan se Insigne ka telashe me ijën e këmbës së djathtë, përcjell Korneri.net.

Zyrtarisht për lëndimin e tij sot e ka lëshuar një komunikatë vet klubi lider në Serie A, Napoli, por ende nuk është e sigurtë paraqitja apo jo e tij në derbin e madh të së shtunës kundër Interit në San Paolo.
Trajneri Maurizio Sarri nuk ka dashur të jep koment rreth kësaj çështje, porn ë mënyër indirekte ka thënë se alternatiova e tij është algjeriani 20-vjeçar, Adam Ounas. /Korneri.net

PËRGJIGJU