SHPËRNDAJE

Kush e ka thënë se televizionet fitojnë gjithmonë në përcaktimin e kalendarëve të futbollit? Përgjigja vjen nga tifozët e Liverpool. ndeshja delikate kundër Arsenal duhej të luhej në “Emirates Stadium” 24 dhjetorin e ardhshëm, siç kishte kërkuar “Sky Sports UK”, që zotëron të drejtat e sfidës, por për tifozët e “Të Kuqve” ka qenë e papranueshme ideja për ta kaluar ditën para Krishtlindjes në Londër dhe kanë arritur ta fitojnë betejën e tyre.

Ndeshja me “Topçinjtë” do të luhet më 22 dhjetor, por problemi është se londinezët mund të luajnë në çerekfinalet e Kupës së Ligës dy ose tri ditë para sfidës me Liverpool, nëse do të eliminojnë Norwich-in.

Raporti: Telesport

PËRGJIGJU