SHPËRNDAJE

Rafael Nadal është i sigurtë se do ta mbyllë vitin 2017 si numri 1 i renditjes botërore në tenis për meshkuj, edhe pse është ende për t’u zhvilluar turneu “ATP Tour Finals” në Londër.

Zyrtarizimi në fakt erdhi nga Roger Federer, i cili deklaroi se nuk do të marrë pjesë në Turneun Masters të Parisit, që zhvillohet këtë javë. Federer, i cili këtë fundjavë triumfoi në Bazel, duke e çuar në 95 numrin e trofeve të fituar në karrierë, është në vendin e dytë, me 1.440 pikë më pak sesa tenisti spanjoll.

Për Nadal, kjo është java e 11 radhazi që është në krye të klasifikimit ATP. Për të do të jetë hera e katërt që e mbyll vitin si numri 1 i botës, pas viteve 2008, 2010 dhe 2013.
“E mendova renditjen ATP, por më duhej ta përjashtoja nga planet turneun e Parisit”, shpjegon Federer. “Nëse do të isha më pranë me pikë me Nadal do të kisha marrë pjesë, por jam pak larg ndaj tij. Nuk dua të pësoj ndonjë dëmtim, e nuk dua të lodhem. Po të luaja në turneun e Parisit, ndoshta do të mungoja në atë të Londrës”, tha tenisti veteran zviceran.

/Top Channel

PËRGJIGJU