SHPËRNDAJE

Ai ishte favoriti kryesor për të triumfuar në Mastersin e Parisit por në mënyrë surprizë Rafael Nadal, numri 1 i Botës u tërhoq nga turneu 1000 pikësh që po zhvillohet aktualisht në kryeqytetin francez dhe që po transmetohet live në ekranin e Supersport.

“Nuk jam në gjëndje të luaj edhe tre ndeshje të tjera në këtë turne”, deklaroi tenisti iberik në konferencën për shtyp, duke bërë të ditur se problemet me gjurin e kanë detyruar të tërhiqet, vetëm pak orë përpara përballjes çerekfinale ndaj serbit Filip Krajinovic. Nadal i bëri një nder të madh tenistit ballkanas i cili u kualifikua në fazën gjysmëfinale pa zbritur fare në fushë.

/Supersport.al

PËRGJIGJU