SHPËRNDAJE

Roger Federer vendosi të veshë fustanin tradicional skocez për një ndeshje bamirësie në Gllasgou.

Kundërshtari që kishte përballë ishte idhulli vendas, Andy Murray, i cili nga ana e tij vuri një kapelë-parrukë në kokë.
Në një ndeshje që zgjati 1 orë e 40 minuta, dy nga tenistët më të mirë të 10 viteve të fundit dhanë spektakël për publikun.
Fitorja shkoi për zviceranin (6-3, 3-6 dhe 10-6).

PËRGJIGJU