SHPËRNDAJE

Valtteri Bottas me Mercedes ka siguruar “pole position” sot në pistën e Interlagos, në përfundim të provave zyrtare, të vlefshme për Çmimin e Madh të Brazilit në Formula 1.

Piloti finlandez dha kohën 1’08”322 në përfundim të kohës së rregullt, duke qenë më i shpejti në pistë, ndërkohë që do të ndajë vijën e parë të nisjes me Sebastian Vettel me Ferarri, që ishte 38 të mijëtat më i avashtë. Në vendin e tretë u klasifikua një tjetër makinë Ferrari, ajo e Kimi Raikkonen, ndërkohë që për t’u veçuar një aksident që në sesionin e parë i Lewis Hamilton, kampioni i saposhpallur, që do ta nisë garën nga vendi i fundit, shkruan “TS”.

Makina Williams e Felipe Massa, piloti brazilian garon ne shtepine e tij

Edhe pse Hamilton nuk jep një kohë sot, sërish Mercedes është më e shpejta në pistë dhe “pole” i arritur nga Bottas e konfirmoi këtë gjë edhe pse “kokëkuqja” është pranë. pas dy makinave Ferrari u renditën dy  makinat Red Bull, me Verstappen që ishte më i shpejtë se Ricciardo. Pas tyre, në “top-10” u klasifikuan edhe Perez (Force India), Alonso (McLaren), Hulkenberg e Sainz me Renault si dhe piloti vendës Felipe Massa me Williams. Gjatë kohës që zhvillohej sesioni i tretë pati edhe disa reshje të lehta shiu, që mund të rishfaqen edhe nesër gjatë garës, që nis në orën 17:00

Në përfundim të sesionit të parë të provave zyrtare, të eliminuarit janë Wehrlein (Sauber), Gasly (Toro Rosso), Stroll (Williams), Ericsson (Sauber) dhe Hamilton (Mercedes), me këtë të fundit që nuk regjistroi asnjë kohë, ndërkohë që më i shpejti ishte Kimi Raikkonen (Ferrari). Ndërsa në përfundim të sezionit të dytë, pilotët që u eliminuan janë Ocon (Force India), Grosjean (Haas), Vandoorne (McLaren), Magnussen (Hass) dhe Hartley (Toro Rosso). Në këtë sesion, një tjetër makinë Ferrari ishte më e shpejta, ajo e Sebastian Vettel.

PËRGJIGJU