SHPËRNDAJE

Më në fund, buzëqeshje e dyfishtë e Ferrarit.

Në garën për Çmimin e Madh të Brazilit, dy pilotët e Ferrarit, ishin të jashtëzakonshëm dhe arritëmn të pëfundojnë në pozitën një dhe tre, duke e lënë në mes Valteri Bottas, shkruan Korneri.net.

Gjermani i Ferrarit u nis nga vendi i dytë, por arriti të parakalonte finlandezin Bottas të Mercedesit që në kthesën e parë dhe këtë epërsi e mbajti deri në fund, edhe pse ky triumf cilësohet si i vonshëm pasi Lewis Hamilton më herët u shpall edhe matematikisht kampion bote.


Ishte pikërisht piloti britanik i cili u shpall për herë të katërt kampion bote, ai që i dha tonin kësaj gare, pasi u nis nga bokset për të përfunduar pikërisht në vendin e katërt, duke treguar edhe njëher se ka bolid të hatashëm dhe më të shpejtin aktualisht në botën e Formula1.

Në Brazil ishte edhe një tjetë protagonist në hije, braziliani Felipe Massa, i cili ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga F1.
Tashmë Formula 1 i drejtohet garës së fundit të Abu Dhabit, që do të zhvillohet fundjavën e 26 nëntorit. /Korneri.net

PËRGJIGJU