SHPËRNDAJE

Në përballjen e parë të xhiros 1, në grupin “Borik Becker” në ATP turneun që po mbahet në Londër, zvicërani Roger Federer mposhti amerikanin Jack Sock me 2-0, në sete 6:4, 7:6.

Në setin e parë Federer e shfrytëzoi menjëherë “break-poen” për t’ia marr shërbimin amerikanit. Në setin e dytë zvicërani nuk arriti t’ia merrte asnjë nga shërbimet e kundërshtarit, por këtë e bëri në në mënyrën më të mirë të mundshme në “tie-break”.

Federer sivjet kërkon triumfin në këtë Masters që do të ishte i shtati për të, dhe nëse bazohemi në formën që po e kalon, është favorit i madh. /Korneri.net

PËRGJIGJU