SHPËRNDAJE

Natën e kaluar në NBA janë zhvilluar katër ndeshje, ku veçohen fitoret e Boston, Detroit, Houston dhe Oklahomas.

Pa asnjë dyshim loja kryesore ishte në “TD Garden”, ku u takuan Boston Celetis dhe Toronto Raptors. Vendasit që realizuan fitoren e 12 sivjet, patën edhe pak fat në këtë duel sepse 1.24 deri në fund kishin epërsinë e 5 pikëve, 95:90, por mysafirët shënun katër pikë në vazhdim dhe patrën dy akcione të tjera për ta fituar krejt ndeshjen, mirëpo në momentet e fundit i huqën gjuajtjet e tyre e sidomos të Kyle Lowry që e nuk arriti të shënonte në sekondat e fundit.
Më meritorët në këtë fitore të Boston ishin, Al Horford me 21 pikë, Jaylen Brown me 18 dhe Terry Rozier me 16 pikë të shënuara, kurse te humbësit u dalluan DeMarcus De Rozan me 24 pikë dhe Lowry me 19 pikë.

Detroit Pistons shënoi fitoren e 11 nga 13 ndeshje të luajtura duke qenë për momentin skuadra më e mirë në ligë. Ata mposhtën Miami Heat 112:103, në mbrëmjen e Tobias Harris që ishte lider i vërtetë me 25 pikë, një më shumë se Avery Bradley, ndërsa 17 pikë tjera i shënoi edhe Reggie Jackson. Te Miami më të mirët ishin, Hassan Whiteside me 20 pikë e 12 kërcime dhe Goran Dragic me 18 pikë të shënuara.

Edhe Houston Rockets shënoi fitoren e 11 në këtë edicion. Ata ishin më të mirë se Indiana Pacers duke festuar në udhëtim 118:95. Kjo përballje kishte pak histori sepse shumë më herët u përcaktua fituesi. James Harden ishte edhe këtë herë kryesori me 26 pikë e 15 asistime, i përcjell nga Eric Gordon me 21 pikë dhe Clint Capela me 20 pikë e 17 kërcime.
Victor Oladipo me 28 pikë të shënuara ishte i vetmi që vlen të përmendet te Pacers.

Dhe në ndeshjen e fundit Oklahoma City Thunder fitoi në shtëpi ndaj Dallas Mavericks 112:99. Edhe në këtë duel nuk kishte shumë çfarë të thuhet pasi vendasit ishin të hatashëm dhe duket se kanë nis të tregojnë superioritetin që kanë dhe ta dëshmojnë se kanë kapacitet për gjëra të mëdha.
Pse po themi kështu, pasi Paul George u zgjua nga gjumi dhe në këtë ndeshje shënoi 37 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime duke qenë më i miri në parket. Atë e ndihmoi Russell Westbrook që i shtoi 27 pikë të tjera, kurse dy më efikasit te Dallas ishin, Harrison Barnes me 22 pikë dhe Yogi Ferrell me 18 pikë të shëuara. /Korneri.net

PËRGJIGJU