SHPËRNDAJE

Drejtuesit e skuadrës së Partizanit janë duke menduar që në këto momente për merkaton e janarit dhe për këtë i kanë hedhur sytë nga kampionati italian. Mësohet se drejtuesit e kuq kanë kërkuar ndihmën e Igli Tares, drejtor sportiv i Lacios për të bashkëpunuar në huazimin e një sulmuesi cilësor.

Dhe emri i fundit që ka dalë sërish në skenë është ai i Brajan Perea-s. Kolumbiani ishte një alternativë për të kuqtë edhe gjatë merkatos së verës për të zëvendësuar Ekubanin, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi ai nuk pranoi të largohej nga klubi lacial. Por, duke parë që për momentin, Perea nuk ka luajtur asnjë minutë me skuadrën e Lacios, huazimi i tij në merkaton e janarit pritet të jetë një opsion real për skuadrën e kuqe.

PËRGJIGJU