SHPËRNDAJE

Ëndërrat e bekuara të futbollit. Kanë kaluar njëzet vjet dhe Gianluigi Buffon, me Kupën e Botës të fituar dhe “scudetto” të panumërt pas tij, kthehet në “kuti”. Aty ku gjithçka e filloi një ditë, si portier i kombëtares së Italisë. Një refren i përsëritur gjatë, që e ndriçoi reputacionin e tij ndërkombëtarisht. Ai e startoi këtë rrugëtim mbresëlënës më 29 tetor 1997, kur shkroi “germën” e parë të artë në karrierën e tij të shkëlqyer me axurrët. Italianët, të cilët u zhvendosën në vendin e dytë në grupin e tyre, pas Anglisë së Beckham, Scholes dhe Shearer, do ta luanin biletën e tyre për në Kupën e Botës së zhvilluar në Francë me ekipin e pakëndshëm rus. Situata ishte e frikshme. Moska i priti axurrët me një dëborë që të merrte frymën.

Një lëndim fatkeq i Pagliuca, që pasi u përplas me Kanchelskis, nuk mund të vazhdonte më. Buffon, i cili tashmë kishte akumuluar dy sezone në një nivel të shkëlqyer, duke mbrojtur portën e Parmës, hyri në terrenin e akullt pas gjysmë ore të lojës. Përkundër shtytjes lokale dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, “Gigi” tregoi integritetin e hijshëm profesional të një 19-vjeçari, duke kryer disa ndërhyrje meritore. Italia, e cila kishte kaluar përpara me rezultat, falë një goli të Vierit, pranoi një gol të pafat nga vetë Cannavaro, i cili vulosi finalen 1-1. Kombëtarja axurre kishte mbijetuar në ferrin moskovit dhe e përfundoi detyrën më 15 nëntor (1-0), në “San Paolo”, me një gol të vetmuar nga Casiraghi.

Buffon duhet ende të presë gati pesë vjet për të marrë në pronësi portën axurre, që përkon me rënien e Peruzzi dhe Pagliuca, si dhe të fitojë betejën pas Toldos, i cili filloi si titullar në “Euro 2000”. Që nga ajo kohë, “Gigi” i ka rreshtuar të gjitha të dhënat në një legjende të gjallë të futbollit.
Portieri i Juventusit, i cili do të jetë 40 vjeç në janar, mund të bëhet lojtari me më shumë pjesëmarrje në këtë kompeticion madhor, në 6 Kupa të Botës, duke mposhtur Carbajalin meksikan dhe Matthaus gjerman. Është ëndrra e tij dhe ajo e një vendi të tërë që do të dridhet këtë të hënë, me “finalen” kundër Suedisë. “Rusia 2018” do të ishte një mbyllje e artë për karrierën e tij, me lejen për të rezituar në kampionat edhe një vit, nëse ngre trofeun e Champions-it në Kiev, më 26 maj.

Raporti: Telesport

PËRGJIGJU