SHPËRNDAJE

Përzgjedhësi i Kosovës në miqësoren ndaj Letonisë, Muharrem Sahiti, është shprehur i kënaqur me fitoren 4 me 3 në çastet e fundit.

Ai ka thënë se më së shumti i gëzohet fitores për shkak të tifozëve që ishin në numër të madh në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Jam i gëzuar për këta futbollistë, e patë si festuam golin e fitores. Të gjithë na gëzuan, por besoj se janë gëzuar edhe shikuesit”, ka thënë ai pas takimit./koha.net

PËRGJIGJU