SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në fund ndaj Kombëtares së Letonisë me rezultat 4-3 në miqësoren ndërkombëtare.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ka dhuruar shumë emocion dhe spektakël.

Pas ndeshjen ka folur edhe trajneri i mysafirëve, i cili e përgëzoi Kosovën për ndeshjen e bërë.

Starkovs lavdëroi edhe dy lojtarët e Kosovës, Valon Berisha dhe Besar Halimin.

“Luajtëm mirë ashtu si edhe Kosova, në fund triumfuan ata dhe besoj që ndikoi tereni i tyre vendas”, ka thënë fillimisht Starkovs pas ndeshjes.

“Nuk jam i kënaqur me punën që bëmë në mbrojtje, ndërsa sulmi mendoi se funksionoi më mirë”.

“Ata luajtën mirë dhe fortë në sulm. Lojtarët e Kosovës me numër 14 dhe numri 8 më kanë pëlqyer më të vërtetë shumë”, përfundoi trajneri i Letonisë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU