SHPËRNDAJE

Gianluigi Buffon ka shpërthyer në lot pas eliminimit të Italisë nga play-off-i për Botëror.

Gjatë fjalës së tij për mediat italiane, pas ndeshjes kundër Suedisë që përfundoi 0-0, portieri legjendar i “axurrëve” nuk i ka mbajtur dot lotët, ndërsa deklaroi: “Më vjen keq! Më vjen shumë keq! Jo për veten, por për gjithë popullin. Është një disfatë e madhe. Nuk doja që ta mbyllja në këtë mënyrë me Italinë në ndeshjet zyrtare.

Na mungoi energjia dhe kthjelltësia për të shënuar. Suedia luajti si në ndeshjen e parë, duke u mbrojtur mirë.

Kemi krenari, forcë. Jemi kokëfortë dhe ndaj kemi të ardhme! Nuk mund të themi se pas kësaj disfate, Italia nuk ka të ardhme. Po lë në ekip, ku ka shumë lojtarë të talentuar. Po ia lë vendin edhe portierëve si Donnarumma, një portier me të ardhme”, tha Buffon për mediat italiane.

PËRGJIGJU