SHPËRNDAJE

Disfata më e madhe e këtij shekulli.

Italia nuk do të jetë në kampionatin botëror Rusia 2018, dhe kjo u ndodh axurrëve pas plot 60 viteve, mirëpo kjo nuk është humbje vetëm për italianët që deri më tash e kanë fituar katër herë botërorin, por është humbje edhe për vet kampionatin e ardhshëm botëror, pasi pa Italinë nuk është asgjë interesant, shkruan Korneri.net

Buffon përfundoi aventurën e tij me Italinë në mënyrën më të keqe dhe të trishtë të mundshme, sepse ai vet kurrë nu e kishte menduar se me lotë në sy do të përshëndetej nga përfaqësuesja e tij. Pikërisht sipas fjalëve të tij dhe të mediave italiane, me shumë gjasa nga Italia do të largohen edhe dy mbrojtësit e Juventusit, Barzagli dhe Chiellini si dhe mesfushori De Rossi. /Korneri.net

PËRGJIGJU