SHPËRNDAJE

Nuk dihet nëse do të jetë një avantazh në karrierën e tij, por portieri Edson Pereira Lisboa ka 11 gishta në dorën e tij dhe jo 10 si njerëzit normal. Gardiani brazilian ka gjashtë gishtërinj në dorën e majtë,

32-vjeçari ka një gjendje të rrallë gjenetike të quajtur ‘polydactyly’, që përkthehet në ‘gishtërinj shtesë’. Duke folur për gazetën braziliani “Journal O Sul” Edson ka treguar rastin e rrallë.

“Shumë më pyesin nëse përdor një dorezë të veçantë, por kjo nuk është e vërtet. Dora ime përshtatet në një mënyrë normale. Ka të tjerë që thonë se kur bëj një pritje të vështirë, kam avantazh nga gishti shtesë”, ka treguar ai.

Një mjek i ka sugjeruar për të bërë një operacion për ta hequr gishtin shtesë, por ai nuk ka pranuar. Edson Lisboa është pjesë e klubit ABC Futebol Clube, në Seria C në Brazil, teksa më parë ka qenë dhe në skuadrën e Atletico Minieros.

 Edson has remained in Brazil for his whole career

PËRGJIGJU