SHPËRNDAJE

Turqia dje pësoi një humbje 3-2 në “Antalia Stadium” ndaj Shqipërisë, por për ekipin e Luçeskut kishte edhe sinjale të mira, veçanërisht nga sulmi. Bomberi Cenk Tosun nuk arriti që të gjente rrugën e rrjetës vetëm falë super pritjeve të Berishës, i cili në dy raste evitoi gola të sigurt.

Sulmuesi turk është në qendër të merkatos, madje bëhet fjalë për shifra rekord. Sipas gazetës angleze “Evening Chronicle”, Newcastel është gati për të ofruar plotë 17 milionë funte  për ta blerë nga Beshiktash. Nëse realizohet do të jetë rekord për klubin anglez, pasi transferimi më i shtrenjtë është ai i Owen me 16 milionë funte.

Crystal Palace, Everton dhe Tottenham e kanë gjithashtu në listën e tyre sulmuesin Tosun, i cili mbrëmë tregoi se është futbollist i një niveli të lartë.

PËRGJIGJU