SHPËRNDAJE

Një lojë e mirë, por mundet edhe më mirë.

Kështu mund të kosniderohet paraqitja e përfaqësueses U21 të Kosovës në futboll në ndeshjen e gjashtë kualfikuese të grupit të pestë. Barazimi pa gola nuk ka qenë dashur të jetë në bazë të rasteve që kishin të dyja përfaqësueset, mirëpo duhet të pajtohemi edhe me një pikë të fituar, pasi edhe portieri ynë Visar Bekasj ishte i hatashëm e sidomos në fillim të pjesës së dytë kur ndali gjuajtjen e sulmuesit Shahverdyiev.

Nga ana tjetër Kosova kryesisht rrezikoi me sulmuesin Emis Bytyqi dhe Florent Hasani, mirëpo asnjëri prej tye nuk e gjeti rrugën e golit.
Me këtë pikë Kosova tashmë ka mbledh në total shtatë dhe gjendet në pozitën e katërt, por definitivisht tashmë me pak gjasa për të bërë më shumë sepsepozita e dytë është mission jashtëzakonisht i vështirë. /Korneri.net

PËRGJIGJU