SHPËRNDAJE

Pas një starti jo të lehtë këtë sezon me Realin e Madridit ylli i Los Blancos, Cristiano Ronaldo duket se tashmë ka dalë me letra të hapura duke refuzuar të nënshkruajë kontratën e re që do të zgjaste qëndrimin e tij në Bernabeu. Siç u përfol para disa ditësh portugezi nuk kishte ndërmend ta firmoste kontratën e re, duke i qëndruar asaj aktuale e që përfundon në vitin 2021, por tashmë mësohet se kushtet e yllit 32-vjeçar kanë ndryshuar.

Një Rondalo i nervozuar, siç raportojnë mediat spanjolle, i ka komunikuar presidentit Florentino Perez vendimin për t’u larguar nga klubi mbretëror që në fund të këtij sezoni, përkatësisht në 30 qershor, për një çmim të arsyeshëm siç ai vetë e ka cilësuar termin financiar. Arsye që ka ndikuar në vendimin e prere të yllit portugez duket të jetë fakti se ai nuk ndihet më i vlerësuar në ambientet e Santiago Bernabeut.

/Supersport.al

PËRGJIGJU